Trajneri i kombëtares U-19, Armando Cungu është i bindur se kuqezinjtë e vegjël do të japin maksimumin në sfidat kualifikuese të Kampionatit Europian 2022.

“Besoj e dinë shumë mirë rëndësinë e kundërshtarit që kemi përballë dhe duhet të japim maksimumin tonë për të bërë më të mirën për kombëtaren e U-19. Grupi nuk ka nevojë për komente, është një grup shumë i fortë. Këtu nuk u përmend as Maqedonia, por Maqedonia ka lojtarë cilësorë, e kemi ndjekur, ka marrë rezultate positive. Sot të gjithë dinë të luajnë futboll sikurse ne, kështu që pavarësisht vështirësisë në letër, natyrshëm që do të bëjmë më të mirën e mundshme, futbollit kurrë nuk i dihet”.

Sfidat e grupit F do të zhvillohen në vendin tonë, ku kombëtarja kuqezi e 19-vjeçarëve do të kërkojë kalimin në raundin tjetër përballë Francës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Klan News