Kthimi në atdhe i emigrantëve përveç se ka shtuar fluksin e pushuesve ka vështirësuar situatën e trafikut në mjaft qytete të vendit. Mungesa e sinjalistikës, orientimet e gabuara, problemet me vend parkimet si dhe terreni i panjohur, janë disa nga problemet që hasin jo vetëm drejtuesit e mjeteve në qytetin e Lushnjës, por dhe vetë efektivët e policisë rrugore.

“Ka shumë trafik, tani që kemi ardhur edhe ne emigrantët.”

“Gabimet shihen mbi të gjitha, nuk jemi mësuar me shenjat akoma.”

“Në Lushnje është shumë e vështirë për të gjendur vendet e parkimit. Ne këtu bëmë 2 orë derisa gjetëm një parkim dhe pas nesh që parë na kishin bllokuar dhe makinën dhe nuk e nxirrnim dot.”

Flamur Veliu: “ Ne jemi përqendruar kryesisht tek problemi i parkimeve të gabuara. Mjafton një makinë të ndalojë në kryqëzim krijon një kaos të jashtëzakonshëm, kjo do një çerek ore ta zhbllokosh.”

Nga ana tjetër policia bashkiake ka nisur aplikimin e gjobave për parkimin e gabuar në rrugët kryesore dhe shesheve qendrore të qytetit. Numri i gjobave të vendosura nga policia bashkiake për parkime të gabuara ka shkuar në 25 në ditë./tvklan.al