Shpërthimi i gazit në fshatin Lapardha të Beratit që i kushtoi jetën një vajze 9-vjeçare, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje shqetësimin për kushtet në të cilat shitet gazi i lëngshëm.

Nga një vëzhgim në disa rrethe konstatuam se situata mbetet alarmante. Në Durrës numri i subjekteve të palicencuara është tepër i madh. Në degën e tatim taksave mësojmë se janë të pajisur me licencë vetëm 10 subjekte që plotësojnë parametrat teknikë.

Shkëlqim Sula: “Numri është shumë i madh i këtyre subjekteve që përveç gazit kanë tregtuar dhe produkte të tjera. Ky është një fenomen i përhapur jo vetëm në qytetin tonë, por edhe  në të gjithë Shqipërinë. Ne po përpiqemi me gjithë forcat që me sektorin e masave shtrënguese dhe me inspektorët e kontrollit të ushtrojmë kontrolle. Me qëllim që mos t’ju lejojmë këtyre subjekteve të tregtojnë gazin bashkë me produktet e tjera.”

Në Korçë në pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm edhe pse nuk janë të pajisura me licencën e sigurisë teknike, vazhdojnë ushtrimin e aktivitetit të pa shqetësuar nga askush.

Këto njësi nuk lejohet të shesin gaz për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Siç duket edhe nga pamjet ato jo vetëm që janë në katet e para të pallateve, por nuk kanë dalje nga mbrapa dhe sistem ajrimi.

Edhe në Lushnje tregti i gazit bëhet në pikat e shitjes së mallrave ushqimore. Nga kontrollet e kryera shume subjekte kanë rezultuar të pa pajisur me licencë, por kjo nuk e ka penguar aktivitetin e tyre.

“Kam marrë vetëm bombol e kam vënë te shtëpia ime. E kam hapur aty ka qenë … dhe prapë e qova te tregtari ishte e pa siguruar.”

“Vështirë është shumë frikë.”

“Kur s’janë të licencuara do me thënë gjithmonë është një rrezik sepse pakujdesia bën që ato të kanosin rrezik për ne.”

Dy prindërit e vajzës 9-vjeçare që morën djegie të rënda 2 ditë më parë, pritet të çohen për kurim jashtë vendit për shkak të gjendjes së rëndë./tvklan.al