3 deri në 4 kilometër ka arritur vargu i automjeteve gjatë orëve të paradites në doganën greke të Kapshticës. Fluksi i lartë i kthimit  të emigrantëve në atdhe është përballuar vetëm me dy sportele nga autoritet helene, çka ka vështirësuar kalimin dhe ka krijuar vonesa me orë të tëra në përpunimin e njerëzve dhe mallrave.

“Tani i hap një sportel tjetër që filluan të punojnë një çikë, me fëmijë të vogël pa ngrënë, pa pirë gjithë natën udhëtuam.”

“Radha në fshat të parë është radha. Ai të bërtet sikur Shqiptarët janë ndonjë rreckë. Unë pa radhë u futa, por tani 5 orë kam prit.”

“Mund të jen 1 mijë makina radhë, plus që është një rresht tutje, këtu është 2 rreshta.”

Nga kjo pikë kufitare në 24 orët e fundit kanë kaluar rreth 6 mijë emigrantë dhe një numër i madh automjetesh. Dyndje udhëtarësh ka patur edhe në portin e Durrësit.

Nga kjo doganë kanë hyrë vetëm gjatë paradites të së shtunës mbi 5500 udhëtarë dhe rreth 2 mijë 300 mjete. Ky fluks u shoqërua me vonesa dhe bllokime të herëpashershme të pasagjerëve.

“Jo aq shumë, por mirë.”

Gazetare: “Sa keni pritur?”

“Qe 1 orë.”

“Këtu kemi zbritur në 8 ora, tani është gati 10:30 akoma nuk jemi gati me dal. Për ne Kosovarët dhe për ne të jashtmit që kemi për të vazhduar akoma ti bëjnë sportelet e ndara.”

Ashtu si çdo vit afrimi i festive të fund dhjetorit shoqërohet me një numër të lartë të kthimit të emigrantëve, çka pritet të kulmojë në ditët në vijim./tvklan.alGazetare: Daniela Zisi