Sërish me histori mbresëlënëse dhe me një temë të lartë vjen emisioni “Njerëz të humbur”. Telefonata të shumta që nuk reshtin gjatë 5 orë e gjysmë transmetim të drejtpërdrejtë u dhanë dritë dhe shpresa shumë historive të denoncuara.

Për Ardian Golemin 40 vjeçarin nga Shkodra duket se më në fund vijnë edhe faktet reale për vendndodhjen e tij në shtetin e Maqedonisë.

Mobilizimi vullnetar dhe të gjithë atyre që u treguan të gatshëm për të ndihmuar bëjnë që më në fund stafi i gazetarëve të dispononte edhe pamje reale të personit që mendohet se është Ardian Golemi, i njohur si hoxha Tarkan.

Aida Shtino: “Ne do të japim në këto momente dy dëshmi shumë të rëndësishme.”

“Vetëm se është çik më i plakur, ka thënë që jam nga Shqipëria jam nga Shkodra. Është i vetmi hoxhë nga Shqipëria që e dinë të gjithë që është nga Shqipëria.”

“Ky është një person që flet gjuhën maqedonase, flet turqisht, prezantohet si … turk atje nga Maqedonia e Lindjes.”

Gazetari: “Në çfarë vendi?”

“Në Gostivar dhe në Tetovë.”

Histori të reja si Bashkim Karanxha i humbur që prej vitit 1990. Na kthen në atë kohë që akoma familjarët e tij e vuajnë.

18 vute kanë kaluar e ndërkohë që koha mbështjell ditët, kujtimet e hershme lëshojnë hijen e tyre.

Familjare e Bashkimit: “Nuk donte të jetonte se nuk e përballonte dot më që nuk po merret lajme nga Bashkimi.”

Bashkim Karanxha 24-vjeçari nga Tirana, vendos të largohet shtatorin e viteve 1990. Duke ndjekur itinerarin e një rruge e cila niste me kalimin me not të liqenit të Pogradecit, për të mbërritur më pas në SHBA.

Për Klodian Kaptellin 29-vjeçarin nga Gramshi që humbet në rrethana misterioze në Breshia të Italisë, duket se enigma në fund po zbardhet.

“Dola nga shtëpia e gocës pasdite për të shkuar në lokal aty te një shoku i vet. Do pinim kafe dhe do kthehemi përsëri në shtëpi. Pa shkuar aty dikush e merr ne telefon dhe i thotë në telefon që erdha shoku. U kthyer e shkoi atje ku dikush e thirri. Shkoi dhe nuk u kthye më.”

Dëshmi dhe pamje ekskluzive të mbërritura nga Londra për fatin e Altin Zekës, forcuan gjithnjë e më shumë dyshimet se ai jeton dhe ndodhet në Angli.

Esat Braçe: “E zonja e shtëpisë tha së unë kam 2 vite që jetoj në këtë shtëpi. Me këtë koicidonte mënyra e largimit të Altinit nga shtëpia dhe ardhja e një familje tjetër. Kur Altini ka ardhur në atë shtëpi, Altini mbante një makinë… me ngjyrë të kuqe.”

Aida Shtino: “Esat në këto momente jemi duke ndjekur pikërisht këtë punonjës në këtë supermarket turk apo jo?”

Njerëz të humbur vazhdon misionin çdo të premte në televizionin Klan./tvklan.al