Emetimet e gazrave në atmosferë, ndotja e ambientit apo reduktimi i hapësirave të gjelbërta shihen nga Banka Botërore si faktorë që po rrisin të nxehtin në qytetet e Ballkanit Perëndimor.

Në një studim të sajin, ky institucion vlerëson se Tetova, Sarajeva, e disa qytete të Serbisë kanë shkallën më të lartë të emetimit të karboneve, ndërkohë që qytetet shqiptare e kanë të reduktuar ndotjen për shkak të varësisë energjitike nga burimet e rinovueshme.

Raporti bën të ditur se në Shqipëri, sipërfaqja pyjore e vendit është shtuar me 2.5% gjatë periudhës 2000-2020, ndërkohë që dëmet më të mëdha me rënien e sipërfaqeve të pyjeve ishin në Afrikë dhe në vendet e Amerikës Jugore.

Në rekomandimet e saj, Banka Botërore kërkon reduktim të popullimit në zona urbane, transport publik të gjelbërt, si dhe kujdes të shtuar për të ulur nxehtësinë ekstreme. Sipas saj, gjelbërimi i qyteteve në përgjigje të ndryshimit të klimës është zgjidhje që e bën planetin më të jetueshëm.

Tv Klan