Në ditën që përkon me 50 vjetorin e pushtimit të pjesës veriore të Qipros në ishullin e ndarë, u përballën me deklarata konfliktuale Rexhep Taip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis.

Presidenti turk deklaroi se vendi i tij kundërshton krijimin e një Federate të bashkuar qipriote. Parada e ushtrisë turke në Nikozinë e pushtuar u shoqërua me 50 anije pranë ujërave të Qipros si dhe me prezencën aty të aeroplanmbajtëses Anadolu.

Asambleja Kombëtare e Turqisë ka dorëzuar miratuar një rezolutë ku kërkon që Republika Turke e Qipros Veriore te njihet ndërkombëtarisht. Si zgjidhja e vetme në rezolutë përmendet krijimi i dy shteteve në Qipro.

Në përkujtimoren që u mbajt në Qipron greke kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti apelin e tij që çdo diskutim mbi çështjen e fatin e ishullit të ndarë të bëhet bazuar në parimet e kartës së OKB-së.

“Nderojmë me mirënjohje dhe respekt dëshmorët tanë të shenjtë dhe veteranët heroikë,” tha ai.

Ishte hera e parë që nga viti 1974 që një kryeministër grek ka marrë pjesë në përkujtimin e pushtimit turk të një pjese të Qipros.

Ka kaluar plot nje gjysmë shekulli nga ajo e shtunë e 20 Korrikut te vitit 1974 kur në orën 5:30 të mëngjesit nisi zbarkimi në ishull i ushtarëve turq.

Ishte ajo dite që ndryshoi përgjithmonë fatin e Qipros. Trupat turke shkelën thuajse të papenguara, me këmbë në bregun pesë milje në brendësi të territorit të ishullit.

Klan News