Thirrjeve të opozitës për dorëheqjen e tij duke protestuar para bashkisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u është përgjigjur në takimin me socialistët e Laprakës dhe Njësisë 11.

Teksa ironizoi anëtarin e kryesisë së PD, Belind Këlliçin, Veliaj ka renditur punët e bëra nga Bashkia e Tiranës në shërbim të qytetarëve.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: Më thonë disa njerëz “ore pse nuk iu përgjigjesh atyre”, po them, kujt t’i përgjigjesh. Sa djegin ata goma ne kemi bërë shkolla, sa mbjellin ata flokë e kisha ta kandidatin aty me 6 mijë vota u rrah si gomari në duhan dhe e shoh në çdo protestë ka më shumë flokë dhe them sa ka bërë ai qime në kokë, ne kemi bërë shkolla në Tiranë. Kishim njërin vetëm lyente flokët, thoja ku i del koha këtij, ky s’ka bërë asnjë shkollë vetëm lyen flokët. Na vjen një tjetër që u rrah më rëndë se ai dhe vetëm i shtohen flokët. Viti 2024! Varianti i opozitës është vetëm digj goma, mbill flokë.   

Duke shprehur mirënjohje për qytetarët që kanë dhënë kontribute ndër vite për PS, Veliaj kërkoi mbështetjen e tyre edhe për zgjedhjet e vitit 2025.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: PS është e vetmja forcë që ka bërë qytet dhe ka bërë shtet. E mori Tiranën me kioska dhe e ka kthyer sot në vendin më turistik për gjithë Evropën për numrin e turistëve. Ne e kemi mision historik që në 2025 të fitojë përsëri PS, e cila e qeverisi vendin dhe e transformoi këtë realitet si kurrë më përpara.

Veliaj u zotua se PS dhe bashkia e Tiranës do vijojnë me investimet në projekte të cilat përmirësojnë jetesën e qytetarëve.

Klan News