Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Selia E Ps 2008

Konferenca e kryetarëve shtyn seancën plenare për kodin zgjedhor-(17 Nëntor 2008)

Konferenca e kryetarëve shtyn seancën plenare për kodin zgjedhor-(17 Nëntor 2008)

Seanca plenare e së hënës pasdite u shty për t’u mbajtur ditën e nesërme ku pritet të kalojë dhe kodi i ri zgjedhor. Vendimi u mor me shumicë votash në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare që zgjati vetëm pak minuta. Në konferencë iu kërkua partive politike që të negociojnë për kodin e ri, duke...

Nëntor 17, 2008
Ina Rama përgjigje Ministrisë së Drejtësisë mbi projektligjin e ri për akuzën-(30 Tetor 2008)

Ina Rama përgjigje Ministrisë së Drejtësisë mbi projektligjin e ri për akuzën-(30 Tetor 2008)

Prokurorja e përgjithshme i ka dërguar përgjigje Ministrisë së Drejtësisë mbi projektligjin e ri për institucionin e akuzës. Në qëndrimin e saj ndaj draftit, Ina Rama, duket qartë se është tërhequr nga qëndrimet kundërshtuese të pikave të veçanta të ligjit, kundërshti që i parashtruan prokurorë dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Kështu është rënë dakord...

Tetor 30, 2008
Edi Rama kërkon dorëheqjen e Berishës dhe del kundër propozimit për Porto Romanon – (17 Tetor 2008)

Edi Rama kërkon dorëheqjen e Berishës dhe del kundër propozimit për Porto Romanon – (17 Tetor 2008)

Kryetari socialist Edi Rama ka dalë hapur kundër propozimit të kryeministrit Sali Berisha për shtetëzimin e tokave në Porto Romano. Rama e cilësoi pseudopropozim, që synon sipas tij të grabisë para nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Edi Rama: “Domethënë sipas këtij propozimi, ato toka që sekseri i Saliut ja bleu për një copë bukë shqiptarëve...

Tetor 17, 2008
Ngritja e komisionit hetimor, partitë e koalicionit të djathtë kundër – (15 Tetor 2008)

Ngritja e komisionit hetimor, partitë e koalicionit të djathtë kundër – (15 Tetor 2008)

Nisma e demokratëve për të ngritur një komision parlamentar që do të hetojë marrëdhëniet mes ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Brendshme dhe organit të akuzës, nuk pritet në unison nga partitë e koalicionit të djathtë. Ndërkohë që republikanët mirëpresin këtë propozim të aleatit të tyre kryesor, PBDNJ shprehet kundër në parim për ngritjen e...

Tetor 15, 2008
Reagimi i partive politike pas deklaratave të ambasadorëve mbi çështjen Fazlliç – (14 Tetor 2008)

Reagimi i partive politike pas deklaratave të ambasadorëve mbi çështjen Fazlliç – (14 Tetor 2008)

Politika ka reaguar pas deklaratës së ambasadorëve të Bashkimit Europian dhe përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë, referuar përplasjes më të fundit qeveri-prokurori mbi çështjen Fazlliç. Astrit Patozi tha, se mazhoranca mbetet e interesuar të evitoj përplasjet institucionale. Në këtë funksion ecën dhe iniciativa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar pas zhvillimeve mbi këtë çështje....

Tetor 14, 2008
Hetimi ndërkombëtar për çështjen Trebicka, Patozi: Rama i druhet rezultateve – (14 Tetor 2008)

Hetimi ndërkombëtar për çështjen Trebicka, Patozi: Rama i druhet rezultateve – (14 Tetor 2008)

Një ditë pasi kryeministri Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar mbi akuzat e opozitës për abuzime me fondet publike duke favorizuar biznesmenin Damir Fazliç, kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, sqaron anën politike dhe atë teknike të kësaj nisme të kryeministrit. Astrit Patozi: “Politikisht në sfidojmë të gjithë pretendimet absurde të minorancës  gjatë këtyre ditëve dhe...

Tetor 14, 2008
Financimi i partive politike, Gjata: Auditimi të nisë me hapjen e fushatës – (14 Tetor 2008)

Financimi i partive politike, Gjata: Auditimi të nisë me hapjen e fushatës – (14 Tetor 2008)

Ndryshimet më të fundit që pritet t’i bëhen kodit zgjedhor në kapitullin për financimin e partive politike, për kreun e KQZ Çlirim Gjata, duhet të përfshijë dhe disa propozime që kanë të bëjnë më përzgjedhjen e ekspertëve që do të merren me auditimin e financave dhe mënyrën se si dhe kur duhet bërë monitorimi. Çlirim...

Tetor 14, 2008
Përfundon takimi i partive opozitare, Rama shpjegon arsyet pse e thirri tryezën – (17 Shtator 2008)

Përfundon takimi i partive opozitare, Rama shpjegon arsyet pse e thirri tryezën – (17 Shtator 2008)

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë përpara gazetarëve arsyet se pse thirri në një tryezë partitë opozitare. Një ftesë që në thelb i referohej nevojës për një angazhim në sinkron, kundër pasigurisë dhe për më shumë drejtësi. Me një gjuhë të ashpër kundër kryeministrit Berisha, Rama parashtroi nevojën e një lufte...

Shtator 17, 2008
Dështon tryeza e partive opozitare, në takim edhe Meta me Dulen – (17 Shtator 2008)

Dështon tryeza e partive opozitare, në takim edhe Meta me Dulen – (17 Shtator 2008)

Tryeza e partive opozitare nuk prodhoi asnjë produkt përfundimtar. Një takim që bëri lajm për nga ulja për herë ta parë pas kaq kohe të gjatë të Ramës dhe Metës në një tryezë bisedimesh, apo dhe pjesëmarrja e Vangjel Dules, partia e të cilit përfaqësohet në qeveri më një ministër. Rama zgjodhi të flasë mbi...

Shtator 17, 2008
Skandali me farën e misrit, Rama-Berishës dëmshpërble fermerët – (9 Shtator 2008)

Skandali me farën e misrit, Rama-Berishës dëmshpërble fermerët – (9 Shtator 2008)

Në daljen e radhës për të rishhprehur shqetësimin mbi atë që është cilësuar skandali me farën e misrit, kryesocialisti Edi Rama ka bërë publike projektligjin që parashikon dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar. Një iniciativë kjo sikurse edhe citoi Rama, mbështetet në të drejtën kushtetuese të shtetasve për dëmshpërblim në rastet e shkeljes së ligjit. Edi...

Shtator 9, 2008