Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Shqipëria Po Ndryshon

Sokol Olldashi në Ballsh: Shqipëria ka ndryshuar, jo më si në 2004-(20 Prill 2009)

Sokol Olldashi në Ballsh: Shqipëria ka ndryshuar, jo më si në 2004-(20 Prill 2009)

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, pati disa takime me banorë të Ballshit. Nën logon Shqipëria po ndryshon Olldashi tha se investimet në vend, ndryshe nga qeverisja e mëparshme janë shumëfishuar me ritme të larta. Sokol Olldashi: “Themi që Shqipëria ka ndryshuar sepse po investojmë, po investojmë kudo me të njëjtat ritme...

Prill 20, 2009
Astrit Patozi në Sarandë, takim me banorët e rrethit të Sarandës-(19 Prill 2009)

Astrit Patozi në Sarandë, takim me banorët e rrethit të Sarandës-(19 Prill 2009)

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, pati një takim me banorë të komunës Livadhja të rrethit të Sarandës. Gjatë fjalës së tij Patozi tha se politika e mazhorancës aktuale, ndryshe nga ajo e kundërshtarëve politikë, i ka trajtuar të gjithë banorët e Shqipërisë njëlloj dhe dëshmi e kësaj janë reformat në çdo fushë. Astrit Patozi:...

Prill 19, 2009
Berisha në Çërravë dhe Tushemisht në turin e tij “Shqipëria po ndryshon”-(12 Prill 2009)

Berisha në Çërravë dhe Tushemisht në turin e tij “Shqipëria po ndryshon”-(12 Prill 2009)

Turi i Shqipëria po Ndryshon i ka shërbyer kryeministrit po aq për një inspektim të ecurisë së pajisjes së shtetasve me kartat e reja të identitetit. Kryeministri ishte të shtunën në komunën Çërravë të Korçës, ku ndonëse në ditë pushimi qendra e aplikimeve u shërbente banorëve të zonës. Në bashkëbisedimin me banorët Berisha garantoi se...

Prill 12, 2009
Sokol Olldashi në Fier, “rikujton” premtimet e mbajtura banorëve të zonës-(12 Prill 2009)

Sokol Olldashi në Fier, “rikujton” premtimet e mbajtura banorëve të zonës-(12 Prill 2009)

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka zhvilluar takime me banorët e komunave Cakran, Darzezë dhe Ruzhdie të rrethit të Fierit. Olldashi është ndalur në disa nga arritjet më të mëdha në këto katër vite qeverisje të Partisë Demokratike ku ka vënë theksin në investimet për bujqësinë, kanalizimet, si dhe përmirësimin e...

Prill 12, 2009
Astrit Patozi në Durrës: Të bindur për fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit-(12 Prill 2009)

Astrit Patozi në Durrës: Të bindur për fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit-(12 Prill 2009)

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, zhvilloi disa takime me banorë të komunës së Ishmit dhe bashkisë së Manzës në qarkun e Durrësit. Gjatë fjalës së tij Patozi shprehu bindjen për fitoren e PD në zgjedhjet e 28 Qershorit, duke dhënë si garanci mbajtjen e premtimeve gjatë këtyre viteve, të cilat u finalizuan me anëtarësimin...

Prill 12, 2009
Genc Pollo me banorët e Poshnjes të Beratit, thirrje për kartat e identitetit-(12 Prill 2009)

Genc Pollo me banorët e Poshnjes të Beratit, thirrje për kartat e identitetit-(12 Prill 2009)

Zv/kryeministri Genc Pollo zhvilloi sot një takim me banorë të komunës Poshnje në Berat. Duke folur për arritjet ekonomike të ndërmarra nga qeveria aktuale Pollo tha se tregu shqiptar ndryshe nga qeverisja e mëparshme, tashmë është një vend i sigurt për prodhimtarinë dhe ekonominë vendase. Genc Pollo: “E vërteta është që sot kemi një Shqipëri...

Prill 12, 2009
Kryeministri Berisha në Korçë: Pasioni i rinisë, uragan i integrimit-(11 Prill 2009)

Kryeministri Berisha në Korçë: Pasioni i rinisë, uragan i integrimit-(11 Prill 2009)

Një takim i jashtëzakonshëm me të rinjtë korçarë ka mbyllur agjendën zyrtare në këtë qytet të kryetarit të qeverisë, Sali Berisha, si pjesë e turit “Shqipëria po ndryshon”.  Kryeministri e cilësoi rininë shqiptare uragan që do të mundësojë integrimin, arsye kjo për t’i patur të rinjtë në krye të agjendës qeveritare edhe gjatë një mandati...

Prill 11, 2009
Ministri Ridvan Bode në Korçë në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”-(11 Prill 2009)

Ministri Ridvan Bode në Korçë në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”-(11 Prill 2009)

Në vijim të turit “Shqipëria po Ndryshon”, Ministri i Financave, Ridvan Bode, vizitoi komunën Pirg në qarkun e Korçës. I shoqëruar dhe nga deputeti i zonës, Edmond Spaho, ai u takua me banorë të zonës, mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Duke u fokusuar në arritjet e qeverisë për këtë mandat katërvjeçar Bode tha se...

Prill 11, 2009
Jozefina Topalli në Shkodër: Nuk lejojmë Ramën të heqë asistencën -(11 Prill 2009)

Jozefina Topalli në Shkodër: Nuk lejojmë Ramën të heqë asistencën -(11 Prill 2009)

Ndalesa e kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli, në komunat Postribë, Rrethinë dhe Guri i Zi në Shkodër është shoqëruar me takime dhe biseda me banorë të zonës.  Në fjalën e saj kryeparlamentarja ka kërkuar besimin për një mandat të dytë qeverisës, që sipas saj do të garantojë vazhdimësinë e reformave dhe integrimin e vendit në...

Prill 11, 2009
Astrit Patozi në Kavajë: Opozita e kthen vendin në model të korrupsionit-(11 Prill 2009)

Astrit Patozi në Kavajë: Opozita e kthen vendin në model të korrupsionit-(11 Prill 2009)

Komuna Golem dhe Synej ka qenë ndalesa e radhës për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Në takimet me banorë të zonës kreu i grupit parlamentar demokrat kërkoi besimin për një mandat të dytë qeverisës, pasi siç tha ai, vota për opozitën do ta kthente vendin në model të korrupsionit dhe monopoleve, fenomene këto që...

Prill 11, 2009