Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka zhvilluar takime me banorët e komunave Cakran, Darzezë dhe Ruzhdie të rrethit të Fierit.

Olldashi është ndalur në disa nga arritjet më të mëdha në këto katër vite qeverisje të Partisë Demokratike ku ka vënë theksin në investimet për bujqësinë, kanalizimet, si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore. 

Sokol Olldashi: “Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të ecur përpara dhe për të ecur me ritëm. Xhaxhi sa e ke pasur pensionin në 2005?

“34”.

Sokol Olldashi: “Sa e ke sot?”

“Sot e kam 60”.

Sokol Olldashi: “Në 1 Maj të këtij viti, pas 20 ditësh, ti do të marrësh ekzaktësisht dyfishin e asaj që merrej në vitin 2005”.

Ministri Olldashi është takuar edhe me studentët e Fierit, ku përveç diskutimeve në përfundim të takimit ai shpërndau kartat e anëtarësisë për studentët që i janë bashkuar radhëve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Këto takime ministri Olldashi i zhvilloi në kuadër të turit që krerët më të lartë të qeverisë dhe të Partisë Demokratike po zhvillojnë me qytetarët e të gjithë vendit./tvklan.al