Holanda dhe Franca u ndanë në një barazim pa gola. Të dy skuadrat u përpoqën të shënonin, por ndërsa Franca shpërdoroi Holanda ishte e pafat.

Në disa raste të pastra, lojtarët e Francës sakrifikuan golin dukë shërbyer për Griezmann, i cili u kap në kundërkohë duke mos mundur të kontrollojë topin.

Në pjesën e dytë Franca rriti presionin duke krijuar disa raste, por në minutën e 69 ishin holandezët ata që shënuan me anë të Simon. Por ndërhyrja e VAR bëri që goli të anulohej për pozicion jashtë loje.

Por u duk se të dyja skuadrat u pajtuan me fatin dhe pranuan barazimin si rezultati më i volitshëm për secilën.

Fati i grupit do të përcaktohet në ndeshjet e fundit Franca kundër Polonisë ndërsa Holanda me Austrinë.

Më herët austriakët fituan 3-1 në një lojë të shkëlqyer ndaj Polonisë. Polonia është skuadra që ka më pak shpresë për kalimin e grupit.

Tv Klan