Ministria e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e kombëtares shqiptare.

Më konkretisht në Dortmund do të ofrohen shërbime për leje kalimi dhe vetëdeklarim për humbje dokumenti në datat 14, 15 dhe 16 qershor, në Hamburg në datat 18, 19 dhe 20 qershor dhe Dyseldorf në datat 23, 24 dhe 25 qershor.

Ministria sqaron se ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

Tv Klan