Spanja kundër Italisë. Ndeshja më e luajtur në finalet e Europianit dhe ndoshta sfida më historike në 64 vitet e kësaj gare. Së bashku të dy ekipet kanë shkuar në finale 8 herë dhe trofeun e kanë ngritur 5 herë; 3 Spanja dhe 2 Italia.

Përballjet e tyre kanë patur dinamika të ndryshme me fitore humbje me penallti që kanë vendosur fatin e ndeshjes.

Fitorja e vetme e Spanjës brenda 90 minutëshit, është me shumë mundësi paraqitja më madhështore e kësaj skuadre në historinë e finaleve, në kulmin e epokës tiki-taka një sukses 4-0 ndaj Italisë në 2012.

Në këtë kampionat Spanja vjen si fituese e ndeshjes së parë me Kroacinë por duke e kontrolluar topin më pak se ballkanasit, për herë të parë në 137 ndeshje jo miqësore.

Nga ana tjetër Italia nuk e nisi mirë me Shqipërinë teksa pësoi gol në sekondën e 23, por skuadra e Spalletti rikuperoi shumë shpejt dhe tashmë vjen më e sigurtë në përballjen e madhe me Spanjën.

Tv Klan