Shënjestra kryesore e tifozëve në Euro 2024 ka qenë Cristiano Roanldo. Për një foto me idhullin e tyre kanë zbritur në fushë edhe pse UEFA ka rregulla të rrepta për shkelësit. Por kësaj i është shtuar edhe kërkesa e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez, i cili i tha tifozëve që të mos përsërisin skena të tilla.

“Ai është një futbollist me përvojë, i cili luan prej më shumë se 20 vitesh në përfaqësuese. E di mbështetjen që japin tifozët dhe jo vetëm ata portugezë, por të gjithë të apasionuarit e futbollit, por uroj që mos të ketë më spektatorë të cilët zbresin në fushë. Kjo është e rrezikshme dhe nuk i bën mirë lojës. Nuk është kjo që duam të shikojmë”.

Në ndeshjen e fundit të Portugalisë atë ndaj Turqisë ishin disa tifozë të cilët zbritën në fushë për të bërë një foto me Cristiano Ronaldo. Fillimisht sulmuesi pranoi me mirësjellje një adoleshent, por më pas ishin disa të rritur të cilët penguan atë dhe lojën, duke sjellë nervozizëm te kapiteni i portugezëve. Tifozë në fushë pati edhe gjatë stërvitjes së hapur të Portugalisë në Gjermani.

Tv Klan