Të shtunën në Berlin do të luhet një ndeshje që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka përzemër, Itali-Zvicër.

Si një italo-zviceran, Infantino e ka të vështirë kë të zgjedhë dhe në një nga skuadrat, duke e parë që ka lindur në Zvicër nga prindër italianë. Mendimin e tij kreu i qeverisë së futbollit botëror e dha në një shkrim të botuar në gazetën “La Stampa”.

“Jam shumë i qetë, pasi e di për kë do të bëj tifo. Do të gëzoj veçanërisht mikun tim Pierluigi Collina, do të bëj tifo për arbitrin. Sepse jam president i FIFA-s. Sepse jam italian. Sepse jam zviceran, por mbi të gjitha sepse jam i apasionuar me futbollin”.

Ndeshja Itali-Zvicër do të gjykohet nga një arbitër me përvojë, polaku Marciniak, i cili në këtë Europian vendosi drejtësi në përballjen Belgjikë-Rumani. Gianni Infantino ishte i pranishëm në ndeshjen hapëse të Euro 2024 atë mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Tv Klan