Armando Broja ka qenë i ftuari special në emisionin Kampionët me Marina Vjollcën në Tv Klan.

Broja u vendos përpara një pyetësori hipotetik nga Marina, me personazhe të njohur nga bota e futbollit, se si do të përgjigjej ai nëse pyetej prej tyre.

Sylvinjo jam. Më ka ardhur ofertë por nuk di çfarë të bëj? Çfarë më sugjeron? Është ofertë që iki nga Kombëtarja.

Armando Broja: Në qoftë se është ashtu si të pëlqen ty, mundesh të zgjedhësh.

Jam Ibrahimoviç. Kam bërë ofertë te Chelsea për ty. Kur do takohemi të bisedojmë për Milanin?

Armando Broja: Jam shumë tifoz i tij dhe më pëlqen shumë si lojtar. Milani është ekip shumë i madh, është ekip me histori, i pari Real Madridi, pastaj Milani. Duhet ta diskutoj me agjentin dhe familjen.

Duka jam, Presidenti i FSHF. Në eliminatoret e ardhshme të dua në formë për të shkuar në Botëror.

Armando Broja: Normal që do të jem gati, kam për të qenë 110% gati.

Asllani jam. Më është mbushur Instagrami me mesazhe nga gocat. Më ndihmon si ta zhbllokoj?

Armando Broja: Gjeje një gocë që të pëlqen, që e pëlqen edhe mami.

Edy Reja jam, do bëjmë paqe?

Armando Broja: Se di, duhet ta mendoj. Ndoshta po, pimë një kafe, bëjmë muhabet.

Muçi jam. Më kanë pyetur të gjithë për foton që postove, pse Broja postoi vetëm me ty?

Armando Broja: Kemi qenë gjithmonë shokë të ngushtë, edhe kur kemi qenë të vegjël kemi filluar bashkë te U17, edhe te Shpresat ishim bashkë. E kam shokun më të ngushtë te ekipi, i di kualitetet e Muçit, jo vetëm si lojtar, por edhe si djalë. Është djalë shumë i respektueshëm. I bëra një dedikim se e di që edhe unë kam qenë në një pozicion që ka qenë edhe ai.

Rei Manaj jam. Trajneri më thotë zgjidheni je me njëri-tjetrin kush do luajë me Spanjën. Si ta ndajmë?

Armando Broja: Ai që paraqitet më mirë në stërvitje.

/tvklan.al