Kroacia ishte shumë afër kualifikimit në raundin e të 16-ve në Euro 2024, por goli i Zaccagni-t në minutën e 98-të shkatërroi ëndrrën e tyre.

Por tetë minutat shtesë kanë inatosur trajnerin e përfaqësueses ballkanase, Zlatko Dali135. Sfida Itali-Kroaci u gjykua nga arbitri holandez Deni Makelie.

Zlatko Daliç, trajner i Kroacisë: Sigurisht që arbitri ndikoi në rezultat. Nuk e di se ku i gjeti ato tetë minuta të rikuperimit. Çfarë ndërprerjesh pati për të rikuperuar tetë minuta? U bënë pesë vite që flas për sjelljen e UEFA-s dhe FIFA-s, por asnjë nuk më dëgjon. Jemi një vend i vogël për ta. Por fjalët që them, i merr era!

Por Daliç vlerësoi shpirtin e garës së treguar nga skuadra e tij në këtë event, Sipas  tij, futbollistët u treguan fantastikë.

Por ai u ndal edhe të mbështetësit e përfaqësueses kroate, që treguan se çfarë do të thotë të duash vendin tënd.

Kjo ka sjellë krenari te Kroacia ishte mesazhi i teknikut të përfaqësueses.

Klan News