Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gëzim Ruçi, polici në detyrë është ende në jetë, tani të gjithë duken të çliruar, madje dhe drejtuesit e tij, ndaj nuk janë kujtuar shpesh për të që i shpëtojë vdekjes, duke u përballur me krimin. Të vrarët ngrihen shumë më lartë, por kur nuk janë më. Një interesim më shumë moral kërkon dhe familja e Gëzimit, që u plagos 4 ditë më parë në rrugën e “Kavajës”.  

Babai i Gëzimit:- “Shokët e djalit dhe nga drejtoria e shërbimit që ka djali, janë interesuar, por nga ana e ministrisë me thënë të drejtën nuk është bërë aq shumë sa duhet, me ardhë me komunikuar me prindërit, se ky djalë, ky polic ka një prind, të paktën të vijnë të komunikojnë, të interesohen çfarë halli ke etj, sepse e kanë për detyrë të interesohen. Është fati i këtij që shpëtoi, por unë mund të kërkoja ndihmë për ta çuar jashtë shtetit. Kështu kërkojë nga ana e drejtorisë së policisë nga ana e Ministrisë së Rendit të paktën të ketë një ndihmë ekonomike, sepse ky ishte në krye të detyrës”.

Fatmirësish nga 7 plumba të derdhur mbi të nuk ka arritur të depërtojë nuk ka arritur të depërtojë në krahun e djathtë të tij, duke i prekur mëlçinë. Pas tre ditësh Gëzimi del nga reanimacioni dhe tashmë gjendet në kirurgjinë e Spitalit Ushtarak. Gëzimi ndjen ende dhimbjet e plagës e thotë, se do t’i kthehet detyrës pas shërimit të plotë.

Gëzim Ruçi:- “Sa të bëhem mirë do vazhdojë prapë punën, do shkojë prapë, se do punojmë, se duhet ana ekonomike”.

Gazetarja:- “E ndieni veten mirë dhe të sigurt për të qenë në të njëjtin pozicion?

Gëzim Ruçi:- “Të sigurt, ku ka siguri sot? Do mundohemi të punojmë si gjithmonë”.

Gëzimi është një polic i armatosur me leje, por ka pritur ta qëllojnë pa prekur armën e tij është thyer kështu figura që ndërhyn për të mbrojtur të tjerët, por veten asnjëherë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti