Ekspertët: Ndikojnë martesat në moshë të madhe

Familjet shqiptare po reduktohen me 1 dhe 2 fëmijë, duke ndikuar në uljen e lindjeve në popullatë. Sipas sociologëve, kjo tendencë e familjeve shqiptare për të patur më pak fëmijë lidhet me disa arsye.

“Kemi martesa të vona, lindjen e parë në moshë të madhe dhe nuk është më mbështetja e familjarëve për të ndihmuar në rritjen e fëmijës. Janë probleme social-ekonomike”, thotë sociologia Erisa Dhamo.

Për të stimuluar lindshmërinë, qeveria vendosi dhënien e bonusit të bebes për cdo foshnje të lindur. Për sociologët, kjo nismë shihet si pozitive, por duhet të zgjerohet mbështetja për familjet e reja.

 “Sinkron është një nismë pozitive, po të marrim Gjermaninë, gjermani ofron ndihmë për fëmijën deri në moshën 18 vjeç”, thekson psikologia.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Tv Klan, nga 23 mijë lindje brenda dhe jashtë vendit për vitin që lamë pas, më shumë se gjysma kanë përfituar bonusin e bebes për lindje të parë dhe të dytë dhe shumë pak për fëmijë të tretë apo të katërt.

Konkretisht, gjatë vitit të kaluar kanë lindur 9098 foshnje të dyta, 361 më shumë se bebe te para.

Ky trend vihet re pothuajse njësoj gjatë tre viteve te fundit.

Që prej vitit 2019, kur nisi edhe aplikimi i bonusit të bebes, në Shqipëri kanë përfituar 56 mijë foshnje.

Sipas vendimit të qeverisë, fëmija i parë përfiton 40 mijë Lekë, ndërsa fëmija i dytë 80 mijë lekë, i treti 120 mijë Lekë.

Edhe për fëmijë të katërt e në vazhdim, bonusi i përfituar është në vlerën 120 mijë Lekë.

Tv Klan