Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Fatmir Mediu :- “Presidenti i Republikës është i interesuar për zhvillimet politike në vend dhe ndau të njëjtën bindje që protesta është një e drejtë kushtetuese dhe duhet të jetë një protestë paqësore dhe brenda të gjitha rregullave dhe dua të theksoj këtu që, çdo njeri i cili do të tentojë që minimalisht të veprojë në kundërshtim me ligjin me ndonjë akt dhune, nuk i shërben jo vetëm opozitës, nuk i shërben Shqipërisë, por i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë Fatos Nanos dhe ne kemi bindjen që protesta do të jetë paqësore. Nga ana tjetër i kërkova presidentit që natyrisht të ndërhyjë që forcat e rendit të mos provokojnë, ose elementë të caktuar të qeverisjes, të mos provokojnë këto protesta, sepse do të krijonte probleme të cilat nuk i dëshiron askush dhe është e pa diskutueshme që protesta do të zhvillohet sipas kërkesave të opozitës, konform të gjitha standarteve dhe respektimit të ligjit dhe institucioneve”./tvklan.al