Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu priten të ekstradohen shumë shpejt, falë bashkëpunimit të drejtsisë shqiptare me atë zvicerane. Kështu është shprehur Ministri i Drejtsisë, Fatmir Xhafa, duke sqaruar se Shqipria dhe Zvicra janë pjesmarrse në Konvenët Europiane që bën të mundur ekstradimet.
Fatmir Xhafa: “Edhe shteti zviceran edhe shteti janë pjesë dhe kanë , një ,ë të marë, organiz-oganizmave ndërkombtare dhe kanë njohur dhe pranuar konventat ndërkombtare dhe detyrimet që rrjedhin nga kto konventa. Ne kemi bindjen që shumë shpejt autoritet zvicerane do të sjellin, ëë, do t’ekstradojnë personat në fjalë në shtetin shqiptar për t’iu nënshtruar gjykimit nga legji, nga ligji shqiptar.”
Gazetarja: Po për rastin e Belgjikës, për Altin Arapin, pasi ka dhe tri muaj që është bërë kërkesa nga Ministria e Drejtësisë?
Fatmir Xhafa: “Ësht në proçes dhe është marrë në konsideratë natyrisht çdo ligj, çdo shtet ka ligjislacionin e brëndshëm të tij, të cilin duhet ta respektojë natyrisht në përputhje dhe në respektim të detyrimeve që rrjedh-rrjedhin nga koventa ndërkombtare, të cilat kanë përparësi mbi legjislacionin e brëndshëm të çdo vëndi. “
Ministri Xhafa është shprehur dhe në lidhje me kërkesën e të dënuarve shqiptarë, të transferuar pas vendimit të formës së prerë, që kanë marrë nga drejtësia greke. Sipas Xhafës drejtsia shqiptare nuk mund të shqyrtojë çështje që janë gjykuar më parë nga të gjitha nivelet e gjyqsorit por proçedura po kontrollohet për të verifikuar nëse ka patur probleme teknike.
Fatmir Xhafa: “Për sa i përket çështje teknike, të cilat mund t’i trajtojë, ë, jo vetëm ligji shqiptar, por edhe organet përkatse të ekzekutimit t’vendimve penale, ë, ne do të shikojmë mundsit për t’i aplikuar, por kjo nuk do të thotë që duhet të jetë, ë duhet të ketë një frymë që aë, të tillë që ai që gjykohet, ë në një shtet, ë tjetër të mos vuajë dënimin.”
Ndërkohë rreth njëqind të burgosur shqiptarë të trasferuar nga burgjet greke kanë protestuar dhe në grevë urie duke kërkuar me insistim rishqyrtim të çështjeve për të cilat janë dënuar në shtetin helen. /tvklan.al