Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Fatos Nano ka reaguar vetëm me një fjali ndaj deklaratave të ashpra të bëra nga Ilir Meta. Duke dalë nga mbledhja e kryesisë së partisë, kryetari i PS dhe njëkohësisht kryeministri i vendit Fatos Nano, deklaratën e Ilir Metës, sipas të cilës nëse qeveria votëbesohet në parlament merr vetëm 30 vota, i është përgjigjur.

Gazetari:- Zoti Nano keni ndonjë koment për deklaratat e Ilir Metës?

Fatos Nano:- “Nuk e njoh fjalorin e shtangës”.

Nano e bëri këtë deklaratë në pushim të mbledhjes së kryesisë, në të cilën janë diskutuar emrat e kandidatëve për kryetar bashkish e komunash në të gjithë vendin./tvklan.al