Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në kuadër të kuvendimit të madh, kryeministri Fatos Nano është ndalur në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar në pallatin e kulturës një bisedë me nxënës të shkollave të mesme.

“Qeveria dhe partia që unë drejtojë janë në një proces përtëritjesh shprehet Nano, e cila nuk mund të arrihet pa biseduar shtruar me brezin e ri dhe me votuesit për herë të parë”.

Në një bisedë të hapur me gjimnazistët, Nano merr parasysh kërkesën e tyre për ritme më të larta zhvillimi dhe shkollimi. Kryeministri vijoi më tej duke thënë, se ne duam t’a shpërbleni jo me ryshfete me mësues të veçantë të korruptuar, ne duam që ju të zhvilloni demokracinë e brendshme, prandaj shpreha besimin, se ju dini të zgjidhni përfaqësuesit e udhëheqësit tuaj.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka përuruar përfundimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave të Lapardhasë dhe Otllakut./tvklan.al