Si çdo vit sheshi përpara xhamisë së Ethem Beut në qendër të Tiranës është mbushur me besimtarë mysliman, të cilët kanë falur Kurban Bajramin.

E njëjta atmosferë ka qenë që prej orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë e vendit në këtë ditë të sakrificës.

Lulzim Plloçi: “Çdo njeri shpenzon nga pasuria e tij për të blerë një kurban. Vetë Zoti në jet kuranor thotë tek Zoti nuk arrin as gjaku as mishi i kurbanit, por tek zoti arrin devotshmëria, sakrifica. Në momentin që besimtari e ther kurbanin, pika e parë e gjakut ngrehet pra tek shpërblimet e Allahut .. dhe tek vlera e këtij kurbani.”

Kurban Bajrami ose siç njihet ndryshe Bajrami i Vogël, sipas librit të shenjtë të Kuranit, e ka zanafillën në kohën kur Zoti i kërkoi profetit Ibrahim që të flijonte djalin e tij të vetëm Ismailin. Në shenjë të sakrificës dhe besimit ndaj tij. Në kërkesë për të cilën ai nuk u kursye, por zoti ia fali djalin.

Lulzim Plloçi: “Dhe Allahu … ka urdhëruar një nga melekët,  një nga engjëjt e tij i cili solli  një dash. Më pas ky dash u bë dhe kurban. “

Tashmë çdo vit në ditën e Kurban Bajramit të pasurit bëjnë kurban një kafshë në emër të zotit dhe mishin e tij e ndajnë në 3 pjesë. Një pjesë për të varfrit, një për të afërmit dhe pjesën e tretë e mbajnë për familjen e tyre./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami