Mijëra besimtarë mysliman mëngjesin e kësaj të diele falën namazin e Kurban Bajramit në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”.  Besimtarët uruan për më shumë begati dhe paqe.

Ndërsa Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, në fjalën e kësaj ditë të rëndësishme nuk la pa përmendur luftën në Lindjen e Mesme, për të cilën e pati edhe edhe një lutje.

Bujar Spahiu, kreu i KMSH: Në Gaza, në Ukrainë ka luftë. Kjo është një çështje që nuke  zgjidhim dot, por na brengos. Paqja dhe begatia te njerëzit është çështje e shpirtit njerëzor, sa ata janë humanë. Vetëm duke i parë nëpër media, është e kuptueshme sa fisnik është ai zë që ngrihet në mbrojtje të paqes, marrëdhënies mes popujve, feve dhe rracave të ndryshme.

Kruban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam. Pas faljes, besimtarët mblidhen për drekën e kurban Bajramit dhe shkëmbejnë mesazhe urimi dhe vizita me të afërmit.

Klan News