Festën e Kurban Bajramit e uruan sot edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Kreu i qeverisë, Edi Rama uroi besimtarët myslimanë “Gëzuar Kurban Bajramin” me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i Shtetit Bajram Begaj teksa përcolli urimin e tij, theksoi se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Një urim me rastin e kësaj dite e përcolli edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila në mesazhin e vet theksoi se kjo ditë i frymëzon njerëzit për më shumë solidaritet me ata që janë në nevojë.

Tv Klan