Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 16 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Kuqezinjtë “harrojnë” humbjen me Italinë. Nisin përgatitjet për ndeshjen me Kroacinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk ka kohë për të humbur dhe nis përgatitjet për sfidën me Kroacinë. Trajneri Silvinjo ka kryer këtë të diel vetëm një seancë stërvitore, duke mos sforcuar shumë titullarët hodhi kundër Italisë.

Trajneri Sylvinho: I zhgënjyer nga rezultati, i kënaqur me paraqitjen

I zhgënjyer për rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Kështu u shpreh pas ndeshjes, trajneri Silvinjo, i cili shtoi se skuadra ishte në lojë për barazim deri ne fund. Lojtaret shprehen te keqardhur qe nuk shpërblyen besimin e tifozëve.

Bajrami hyn në histori, shënon golin më të shpejtë në një kampionat Europian

Goli i mesfushorit shqiptar Nedim Bajramit pas 23 sekondash lojë me Italinë hyn në histori e futbollit. Ai është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në një kampionat europian.

Trajneri i Kroatëve, Daliç: Shqipëria luajti si e barabartë ndaj Italisë, nuk duhet ta nënvlerësojmë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç shprehet se Shqipëria nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ndaj Italisë luajtën si të barabartë dhe mund ta barazonin ndeshjen. Ai thekson se dy ndeshjet janë vendimtare dhe Kroacia luan vetëm për fitore.

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, mijëra qytetarë falen në sheshe

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Në Shqipëri ata falën namazin në rrugë dhe sheshe, ndërsa krerët fetar bën thirrje për më shumë solidaritet dhe paqe.

Izraeli, luftë me orar në Gaza. Ushtria do ndërpresë operacionet për kalimin e ndihmave

Pas presionit ndërkombëtar, ushtria izraelite njoftoi një armëpushim humanitar nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të pasdites. Por kryeministri Netanjahu përmes sekretarit ushtarak tha se kjo ishte e papranueshme dhe se lufta do të vazhdojë sipas planit

/tvklan.al