Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqiptarët e Kosovës duhet ta kshin nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë që në raundin e parë të bisedimeve. Kështu është shprehur para gazetarëve ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher. Pa e nënshkruar marrveshjen pala shqiptare theksoi Fisher nuk mund të ushtrohet presion mbi Millosheviçin. I kemi kërkuar UÇK-së të nënshkruaj marrveshjen para 15 Marsit deklaroi ministri i Jashtëm Milo, duke këmbngulur për praninë e trupave të NATO-s në Kosovë.

Paskal Milo, ministër i Jashtëm:- “Gjej rastin që të kërkoj në emër të qeverisë shqiptare, liderëve shqiptar të Kosovës dhe veçanërishtë liderëve të UÇK-së nënshkrimin sa më shpejt që të jetë i mundur i marrëveshjes”.

I pyetur nga gazetarët se përsë shqiptarët e Kosovës hezitojnë të nënshkruajn marrveshjen ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher, nuk dha ndonjë arsye konkrete duke lënë të nënkuptohet kërkesën e tyre për mbajtjen e një referendumi pas tre vjetësh.

Komisioneri Van Der Bruk u shpreh se Bashkimi Europian do të jap 800 milion dollarë për shqipërinë. Fisher dhe Van Der Bruk përsëriten kërkesën ndaj PD për tu rikthyer në paralament. Lufta ndaj korrupsionit, kontrabandës dhe rivendosja e rendit përbëjnë kërkesat kryesore të BE ndaj qeverisë shqiptare përfundoi Van der Bruk./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame