Pas Ligës së Kampioneve, klubet e Interit dhe te Milanit janë të përqendruar në sfidën e së dielës në “San Siro”.

Sipas “gazzettadellosport” interesimi për derbin e Madoninës është shumë i madh dhe biletat janë shitur tashmë.

Dhe fitimi për zikaltrit do të shkojë deri në 7 mln euro, duke vendosur një rekord të ri në Serie A. Sfida e regjistruar me më shumë fitime është ajo e vitit 2019 mes Interit dhe Juventusit.

Entuziazmi mes tifozerive është i madh. Zikltrit janë të tretët në renditje me 8 pikë pas 4 javëve, kurse kuqezinjtë gjenden te pozicionuar në vend të 10, me 5 pikë.

E ndërsa derbi po afron, te Milani kanë marrë një lajm pozitiv.

Mike Maignan do të jetë i gatshëm për trajnerin Fonseka, ndërsa ka lënë pas dëmtimin e pësuar kundër Liverpulit. Sipas stafit mjekësor, gjendja e tij do të monitorohet edhe në vazhdim, por probleme nuk parashikohet të ketë.

E njëjta gjë vlen edhe për Davide Calabria-n. Asgjë serioze për mbrojtësin, që është i përqendruar te sfida e rëndësishme e fundjavës.

Klan News