Florian Seriani: “Strukturat e Ministrisë së Rendit Publik në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Vlorë po vazhdojnë me intensitet punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes tragjike të datës 9 janar. Sipas hetimeve të deritanishme është bërë e mundur të zbulohet se rrjeti i trafikantëve përbëhej nga 12 persona, nga të cilët 5 janë të arrestuar dhe 7 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë zonën e bregdetit është bërë e mudur që në një ullishtë të fshatit Radhimë të Vlorës të gjendet dhe të bllokohet një skaf rreth 8 metra i gjatë dhe një gomone 5 metra, që të dyja pa motor. Forcat dhe mjetet e policisë së shtetit në bashkëpunim me forcat e rojes bregdetare shqiptare dhe asaj italiane, të përbërë prej 4 motovedetash dhe një helikopteri, kanë vazhduar operacionet e kërkimit për persona të tjerë që kanë humbur në det gjatë kësaj tragjedie.”/tvklan.al