Florion Serjani: “Në 25 (njëzet e pesë) shtator 2003 (dy mijë e tre) zyra e Interpol Roma ka dërguar disa materiale në ngarkim të shtetasit Armir Myzafer Trashan. Kto informacione interpol tirana ia ka përcjellë strukturave të kontrollit të specializuar në Ministrinë e Rendit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur menjëherë një verifikim të informacioneve mbi bazën e të cilave është konstatuar se shtetasi në fjalë ishte efektiv i forcave t’ndërhyrjes s’shpejtë në Shkodër. Pas verifikimeve të bëra nga Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm Armir Trashani është përjashtuar mënjëherë nga rradhët e Policisë së Shtetit me shkresën numër 30 (tridhjetë) datë 30.10.20030 (tridhjetë i dhjeti dy mijë e tre). Ndërkaq strukturat e Policisë së Shtetit kanë qënë dhe mbeten në pritje të nxjerrjes së urdhrit ndërkombtar të arrestit nga ana e autoriteteve italiane për të bërë ndalimin dhe vënien përpara përgjegjsisë penale të ktij shtetasi.” /tvklan.al