Fillimi i muajit Gushtit ka shënuar një rritje të numrit të shqiptarëve që kthehen në vendlindje për pushimet verore.

Përgjatë mëngjesit të së premtes në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit, janë ankoruar katër tragete me rreth 4,500 pasagjerë dhe mbi 2,400 automjete që vijnë drejt Shqipërisë.

Për t’i paraprirë fluksit të udhëtarëve, policia e kufirit në bashkëpunim me doganat dhe autoritetin portual, po punon me kapacitet të plotë.

Gjatë muajit që lamë pas, nga porti i Durrësit kanë hyrë mbi 85,000 shtetas me mbi 21,000 automjete.

Ndërkohë, nga kjo pikë kufitare detare  kanë dalë drejt Italisë mbi 27,000 udhëtarë dhe afro 6,000 automjete.

Tv Klan