Riviera e Jugut të vendit tonë vijon të ketë interes të shtuar të turistëve vit pas viti, jo vetëm për plazhet e bukura me ujërat e kristalta, por edhe për monumentet e ndryshme historike dhe kulturore.

Një prej tyre është edhe Manastiri i Shën Dhimitrit në Fshatin Qeparo rreth 13 kilometra në Jug të Himarës. Objekti kishtar konsiderohet një perlë e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore, me muret e bardha që tërheq jo pak vëmendjen e vizitorëve, sidomos gjatë periudhës së verës.  Ky manastir është ndërtuar brenda një kompleksi ku ndodhet ndërtesa e shkollës dhe e personelit të kishës.

Referuar të dhënave zyrtare përgjatë periudhës Janar-Maj të këtij viti rreth 66,323 vizitorë kanë patur interes për të parë nga afër monumente të kulturës dhe Kalatë e shumta, duke shënuar rritje me 60.1% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2023.

Ndërsa Muzete Kombetare regjistruan mbi 148 mijë vizitorë gjatë periudhës Janar-Maj të këtij viti, me një rritje prej 71.4% krahasuar me 5-mujorin e parë të 2023.

Së fundmi janë publikuar edhe të dhënat nga Ministria e Turizmit për flukset turistike në 6-mujorin e parë të 2024 ku kanë rezultuar 4.5 milionë turistë të huaj që kanë vizituar vendin tonë ose 34% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Prej këtyre vetëm gjatë muajit Qershor ishin 1.2 milionë turistë ose 19,1% më shumë se Qershori i vitit 2023.

Klan News