lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 9 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çico

Dalin pamjet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët. Kamerat fiksuan lëvizjet e tyre

Tv Klan ka siguruar pamjet e momenteve të fundit të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj që i dhanë tragjikisht fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës në Shkodër. Kamerat e sigurisë i fiksuan pas konsumimit të një kafeje deri në aktin ekstrem.

2.3 milionë turistë të huaj në 4 muajt e parë të vitit. 38% më shumë në prill

2.3 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 4 muajt e parë të këtij viti. Vetëm muaji prill ka shënuar 800 mijë hyrje në vend me një rritje me 38% të numrit të vizitorëve duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Valuta e padeklaruar, dyfishohet sasia e zbuluar në dogana. Shumica euro, dominon Durrësi dhe Rinasi

Dogana shqiptare raporton një dyfishim të sasisë së valutës së huaj të padeklaruar, në tentativë për të hyrë në vendin tonë. Monedha Euro mbetet më e preferuara, ndërsa pikat më të nxehta mbeten Porti i Durrësit dhe Aeroporti i Rinasit.

Kanceri i lëkurës në trend rritës. Mjekët: Ndikon edhe moskujdesi

Kanceri i lëkurës vijon të njohë rritje në Shqipëri. Mjekët specialistë thonë se shkaqet kryesore lidhen me arsye gjenetike, por ndikon edhe mungesa e kujdesit. Europa numëron 100 mijë raste në vit nga kjo sëmundje.

VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet e dyfishta në RMV. Shqiptarët sigurojnë 32 deputetë

VMRO-DPMNE fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Humbje zhgënjyese e socialdemokratëve që zbritën në vend të tretë.  Rezultat i mirë për partitë shqiptare që siguruan 32 vende në Kuvend.

Shqipëria dhe Serbia, bashkë për Europianin U-21 të 2027. Duka: Lajm i mirë për futbollin

Shqipëria dhe Serbia do të paraqesin kandidaturën e përbashkët për të organizuar finalet e europianit të 21-vjeçarëve për vitin 2027. Lajmin e zbuloi Presidenti i Federatës, Armand Duka në një intervistë për emisionin “Opinion”.

/tvklan.al