Lajme Arkiva 2003

Ngritja e zonave të lira është e pamundur. Pas 7 vjetësh nga miratimi i ligjit që lejon ngritjen e zonave për lehtësi fiskale për sipërmarrjet nuk ka asnjë kërkesë që kërkon të bëjë realitet ndonjë zonë të lirë. Drejtori i entit kombëtar të zonave të lira shpjegon se heqja e një sërë lehtësish fiskale në vitin 2000 për zonat e lira, shmangu interesin e treguar.

“Tani për tani nuk ka asnjë lehtësi fiskale për atë i cili do të investojë”.

Komisioni parlamentar i ekonomisë së entit të zonave të lira nga kryeministria te ministria e ekonomisë, deputeti republikan Robert Çeku vëren se shteti duhet të gjejë investitor të huaj për zonat e lira.

Robert Çeku: Ne quhemi shumë mbrapa, ajo që duhet të bëjmë në qoftë se kalon ky ligj nëse Ministria e Ekonomisë dhe qeveria është aty në negocime menjëherë me grupime bankare jashtë për t’ju dhënë një tablo të qartë se pse duhet të investojë në Shqipëri.

Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kategorikisht kundër ngritjes së zonave të lira. Sipas FMN-së administrata taksambledhëse është e dobët dhe nuk ofron garanci për shmangie te evazionit fiskal dhe deklarime të rregullta. Rëndësia e zonave të lira bie në kushtet e hapjes së tregjeve që sigurojnë vetvetiu kushtet e lehtësisë fiskale./tvklan.al