Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Duke filluar nga dita e sotme me një urdhër të veçantë, forcat komando të Ministrisë së Mbrojtjes, janë vënë në ruajtje të hidrocentralit të Fierzës. Këto forca janë vënë në ruajtje të këtij hidrocentrali, pasi ka pasur të dhëna operative për veprime keqbërëse, ndaj këtij objekti strategjik.

Këto forca do të sigurojnë skalionin e parë, pasi ruajtja e hidrocentralit do të bëhet në dy skalione. Ndërkohë mësohet se forcat komando, janë përfaqësuar edhe nga forcat speciale, të policisë së Kukësit.

Hidrocentrali i Fierzës filloj punën në vitin 1978. Ai prodhon 500 mijë kilovat orë energji elektrike dhe është rregullatori i furnizimit me ujë dhe i hidrocentraleve të Komanit dhe të Vaut të Dejës, ndërtuar mbi kaskadën e Drinit./tvklan.al