Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Republikane do të jetë dakord vetëm me atë ligj që i njeh dhe i kthen pronën pronarit. Kryetari republikan Mediu tha në Përmet, se prona private është e shenjtë dhe e pa prekshme. Në komunën e Ballabanit, republikanët prezantuan kandidatin e përbashkët për kryetar të kësaj komune.

Fatmir Mediu:- “Motra dhe vëllezër, ne nuk donim të privilegjonim një grup të caktuar të shoqërisë shqiptare, por duam të vendosim në vend të drejtën e pronës private, ashtu si në çdo vend demokratik”.

Kryetari Mediu iu bëri thirrje votuesve të votojnë për kandidatin dhe listën e këshilltarëve të Partisë Republikane.

Pas turit jug-perëndimor, demokratët e reformuar i janë kthyer turit në verilindje të vendit. Në takimin e parë në Fushë Arrëz, kryetari Pollo prezantoi kandidatin Lavdërim Bruka, me profesion inxhinier, ndërsa në Kukës, Pollo i ka kujtuar elektoratit, se PDr e ka mbajtur premtimin. Çështjen e bllokimit të kufirit për kosovarët e ka ndjekur edhe në parlament.

Genc Pollo:- “Sot PDr është e vetmja forcë politike, që me koseguencë, me qartësi dhe me vendosmëri ka forcën për të artikuluar një mjaft të fuqishëm. Mjaft me politikën e vjetër, mjaft me partitë e vjetra, mjat me liderët e vjetër”.

Në Kukës krytari Pollo ka prezantuar kandidatin Astrit Haziri.

Kreu demokristian Lesi ka lëshuar akuza të rrepta ndaj kryeministrit Nano nga komuna e Oroshit në Mirditë. Ai u shpreh, se kryeministri e ka kthyer shtetin në shërbim të bizneseve familjare. Ekzekutivi sipas tij është i paralizuar për shtetasit shqiptarë, por aktiv për interesat private të gruas së kryeministrit.

Nikollë Lesi:- “Sot kam gjetur një dokument, që do t’ia kalojë Parlamentit Shqiptar, që një helikopter 1.2 milion dollarë, që e ka blerë e shoqja Xhoana, të mos paguaj taksa doganore”.

Në këto zgjedhje vendore duhet që PS, u shpreh Lesi, të kalojë në opozitë. Pas kësaj mund të themi se baraspeshe, mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Lëvizja e Legalitetit nuk konkurron me PS, por me shtetin, institucionet e të cilit kontrollohen totalisht nga PS dhe mazhoranca e majtë. Me këto fjalë i është drejtuar elektoratit kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu qytetarëve të Koplikut./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti