Një tjetër i plagosur mbrëmjen e sotme, këtë herë në Fushë-Mamurras. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, 35 vjeçari është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij.

Mësohet se i riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa Policia e Kurbinit ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen.

Kujtojmë se pak më herët u raportua i plagosur një person në Lezhë, si pasojë e një sherri me sende të forta. Edhe ai ka përfunduar te “Trauma” në Tiranë./tvklan.al