Epokës së Gareth Southgate në pankinën e kombëtares angleze i ka ardhur fundi. Pas 8 vitesh në drejtimin e “tre luanëve”, tekniku 53-vjeçar ka depozituar dorëheqjen, për tu larguar kështu nga përfaqësuesja me brengën e madhe, të dështimit për të fituar tituj.

Edhe pse dy herë radhazi në finalen e Kampionatit Europian, askush më parë se ai, Southgate nuk arriti asnjëherë të ngjitet në majën më të lartë të futbollit kontinental. Ai kishte nënshkruar kontratë me Federatën Angleze deri në dhjetor, por duket se ajo finale ndaj Spanjës ishte e fundit për të në pankinën e kombëtares.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja dhe të drejtoja Anglinë. Kjo do të thotë gjithçka për mua dhe unë kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë”.

53-vjeçari është trajneri më i suksesshëm i Anglisë për sa i përket performancës në turnet e mëdhenj. Anglia arriti në finalen e Europianit dy herë, ndërsa në Botërorin e 2018 u eliminua në gjysmëfinale nga Kroacia, e në 2022 në çerekfinale përballë Francës.

Tashmë në garë për të pasuar Southgate në stolin e Anglisë janë emra si Eddie Hoëe, Graham Potter dhe Thomas Tuchel. Ndeshjet e ardhshme për anglezët janë në shtator kundër Irlandës dhe Finlandës në Ligën e Kombeve.

Klan News