Armando Broja do të vazhdojë karrierën te skuadra e Ipswich në Premier League.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, bën me dije se marrëveshja mes klubeve është drejt përfundimit.

Dy klubet kanë rënë dakord, për huazim me detyrim blerje për 30 milionë paund. Klubi i Ipswich ka planifikuar gjithashtu edhe vizitat mjekësore për 22-vjeçarin.

Në fakt Broja prej kohësh ishte në kërkim të një skuadre të re, pasi u njoftua nga Chelsea se nuk është në planet e stafit teknik.

Shqiptari e njeh mirë kampionatin anglez, pasi përveç Chelsea-t, ka luajtur aty edhe me Southampton, por edhe ka qenë edhe pjesë e Fulham në sezonin e fundit.

Skuadra e Ipswich u ngjit në Premier League dhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez. Një mundësi e mirë për Brojën, për të treguar cilësitë e tij, ku sigurisht do të ketë më shumë minuta në dispozicion. /tvklan.al