Afërsisht gjysma e familjeve në Shqipëri zotërojnë ose përdorin të paktën një makinë. Sipas të dhënave të censit, nga 722 mijë familje 336 mijë ose 44,4% e tyre tyre zotërojnë një automjet.

Një rritje kjo me gati 19.6% krahasuar me të dhënat e censusit të vitit 2011, kur në vendin tonë zotëronin automjet vetëm 24.8% e familjeve shqiptare.

Rritja e shifrave të zotërimit të një mjeti në vitet e fundit konfirmohet edhe nga Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas së cilës regjistrimet e reja te mjeteve vetëm në 6 muajt e parë të 2024 kanë njohur një rritje me 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Thënë ndryshe, vetëm nga Janari në Qershor janë regjistruar për herë të parë mbi 50 mijë automjete.

Sipas statistikave, vlen të theksohet edhe rinovimi i flotës së mjeteve në qarkullim, ku tashmë 9.040 mjete rezultojnë të gjeneratës së fundit me vjetërsi 0-3 vite.

Sa i takon origjinës së mjeteve të reja që kanë hyrë në vendin tonë, lista kryesohet nga Italia me 18.2%, ndjekur nga Republika e Koresë me 17.4% dhe Gjermania me 17.2%.

Tv Klan