Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Reformatorët nuk do të ndryshojnë siglën e partisë. Kryetari Genc Pollo e konfirmoi këtë përpara mediave, duke shtuar se Sali Berisha nuk mund të përjashtojë PDr nga gara zgjedhore dhe as nga skena politike.

Genc Pollo:- “Përpjekja e tij është një tentativë për të ruajtur monopolin e opozitës së përjetshme. Fleta e votimit është kjo që shikoni, në të djathtën time, ku shkruhet emri i partisë, shkronja listore e saj dhe emri i kryetarit, për të gjitha partitë pjesëmarrëse. Unë besoj që çdo njeri normal në këtë vend, e ka të qartë se për kë voton dhe ku e vë shenjën në fletën e votimit”.

Ne vetëm kemi respektuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe asaj të Faktit, tha Pollo.

Genc Pollo:- “Nëse  të bindurit e tij në KQZ, do të shkelin përsëri ligjin, ajo që mund t’i kujtojë është se ka procedura parlamentare për shkarkimin e tyre”.

Edhe një ditë më parë, reformatorët akuzuan kreun e PD, se nëpërmjet të emëruarve të tij politik në KQZ, po bën përpjekje për të përjashtuar PDr nga procesi zgjedhor./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini