Marrëdhënia e tyre ka vite që ka përfunduar, por aktori Sean Penn po sqarohet sërish lidhur me thashethemet e hershme se ka dhunuar Madonnën kur ishin të martuar. Gjatë martesës së tyre në vitet 1980, u përhapën lajmet se Sean Penn e kishte lidhur Madonnën në një karrige dhe e kishte rrahur me shkop bejsbolli.

Madonna ka mohuar se ai ka qenë i dhunshëm me të, madje vetë këngëtarja ka dëshmuar në favor të tij në një proces gjyqësor. Aktori 63-vjeçar ka sqaruar sërish çështjen ndërsa ka pranuar se gjatë një mosmarrëveshjeje martesore policia ka ardhur në shtëpinë e tyre për të qetësuar siuatën.

Sean dhe Madonna u martuan në vitin 1985. Jeta e tyre bashkëshortore ishte plot tensione dhe vetëm në vitin 1987 ajo bëri kërkesë për divorc. Ata u rikthyen bashkë, por më pas u ndanë përgjithmonë në vitin 1989.

Klan News