Nëse ka një model flokësh që i shkon shumë temperaturave të larta, janë gërshetat! Një, dy ose shumë gërsheta të vogla, çfarëdo stili dhe versioni ato duken bukur.

Elementet pozitive të këtyre modeleve të flokëve:

-Së pari janë shumë komodë, nuk shkaktojnë dhimbje koke.

-I mbajnë flokët larg fytyrës

-Janë zgjidhja perfekte për ditët kur nuk kemi kohë të bëjmë dush.

Po anët negative? Duan pak kohë për t’u realizuar, sidomos nëse nuk kemi dikë që të na ndihmojë.

Megjithatë, ka edhe gërsheta për të cilat nuk ka nevojë të jeni eksperte. Shihni disa ide alternative:

/tvklan.al