Bradley Cooper dhe Gigi Hadid e kanë shijuar lidhjen e tyre që kur u takuan për herë të parë në fund të vitit të kaluar dhe duket se gjërat mes tyre janë mjaft serioze pasi planet për martesë janë të afërta.

Pavarësisht se kanë kaluar vetëm nëntë muaj së bashku aktori 49 ka në plan ti propozojë supermodeles, e cila është 20 vjet më e re. Çifti, të cilët të dy kanë fëmijë nga lidhjet e mëparshme, thuhet se kanë diskutuar edhe planet për të pasur fëmijë së bashku.

Aktori nuk do të ketë asnjë refuzim nga njerëzit më të afërt të Gigi-t, pasi ajo tashmë ka bekimin e familjes, miqve dhe madje edhe vajzës së saj.

Gigi ka një vajzë 3-vjeçare, Kai, me ish-të dashurin Zayn Malik, ndërsa Bradley është baba i Leah-s 7-vjeç, me ish partneren e tij Irina Shayk.

Dyshja nuk kanë folur ende publikisht për marrëdhënien e tyre dhe  janë përpjekur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut që kur ata filluan të takoheshin për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Klan News