Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dorëheqja e kryetarit të KQZ, Fotaq Nano, nuk komprometon rezultatet e zgjedhjeve lokale. Sipas kryeparlamentarit Gjinushi, kjo dorëheqje konsumon letrat e opozitës, e cila nuk ka ndonjë formulë për këtë komision.

Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “Dorëheqja, apo çdo ndryshim në KQZ, nuk lidhet me të ashtuquajturën kompromentim të zgjedhjeve të 1 Tetorit dhe ca më keq me manipulimet. Prandaj dhe sulmet politike, që kanë qenë në këtë drejtim, kanë qenë të pajustifikuara. Po ta shohim në këtë plan, organizmat ndërkombëtare, kanë thënë qartë që zgjedhjet ishin një hap para, pra në këtë aspekt ajo ishte një mbështetje për KQZ. Ky nuk është një lëshim ndaj opozitës, pasi ajo gjithmonë e ka paragjykuar, këtu është lëshim ndaj Shqipërisë është që procesi të shkojë sa më mirë dhe të jetë sa më pak i kontestueshëm”.

Për plotësimin e KQZ, Gjinushi tha, se do të zbatohet Kushtetuta, ai përjashtoi mundësinë e formulimit të këtij komisioni, nëpërmjet tryezave partiake./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame