Në Gjirokastër vitet e fundit po shtohet numri i çifteve të cilët të shtyrë nga faktorë të ndryshëm përfundojnë marrëdhëniet e tyre me divorc. Por, shkaku kryesor që çon në zgjidhjet martesore është gjendja e vështirë ekonomike. Gjatë vitit 2000 ka qenë 70 numri i çifteve që janë divorcuar. Ndërkohë sipas të dhënave nga gjykata e rrethit ndarjet bashkëshortore gjatë vitit 2000 kanë qenë 30% më të larta duke i krahasuar me vitin 1999.

Por, edhe lidhjet e reja martesore kanë pësuar të njëjtën rritje sikurse divorcet. Gjatë 5 viteve të fundit numri i celebrimeve ka arritur në 500 në vit. Kështu që në Gjirokastër si lidhjet e reja martesore ashtu dhe divorcet janë rritur në 20%./tvklan.al