Gjirokastra, Vlora, dhe Kukësi janë qarqet që po vuajnë më shumë uljen e numrit të lindjeve. Sipas të dhënave zyrtare, lindjet në qarkun e Gjirokastrës kanë rënë gati me 10.6% krahasuar me 6-mujorin e vitit 2023. Po ashtu rënie të madhe të lindjeve kaanë pësuar edhe qarku i Vlorës me 8% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, dhe Kukësi me 7%.

Konkretisht në 6 muajt e parë të këtij viti, në Gjirokastër, qarkun me popullsinë më të moshuar në vend, këtë vit erdhën në jëtë 144 foshnje, nga 161 që u regjistruan një vit më parë.

Ndërsa në Vlorë kanë lindur 468 bebe, nga 503 lindje që u regjistruan në të njëtën periudhë të një viti më parë.

Në qyetin verior të Kukësit, gjysma e parë e këtij viti regjistroi 317 lindje, nga 342 të tilla një vit më parë.

Prej vitesh ekspertët kanë ngritur shqetësimin për plakjen e popullsisë shqiptare. Sociologët e lidhin këtë me emigracionin dhe uljen e lindjeve tek çiftet e reja. Në total këtë vit në rang vendi janë regjistruar 10,325 lindje.

Tv Klan