Lajme Arkiva 2003

Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë ndaj ish kreut të Shërbimit Informativ për Tiranën Arben Sefgjini. Ai do të qëndrojë në burg pa afat sipas vendimit të kësaj gjykate. Sefgjini u arrestua 8 vit pas vdekjes së një tregtari shqiptaro-maqedonas. Remzi Hoxha u torturua me urdhër të këtij institucioni në vitin ’95 pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shërbimit sekret jugosllav.

Denoncimin në prokurori dhe te avokati i popullit e bën familjarët e viktimës, por edhe një tjetër i mbijetuar nga torturat. Ziso Kristopulli, kryetar i Partisë Socialiste për Ksamilin. Në ditët e ardhshme pritet të paraqiten në apel edhe dy oficerët e tjerë të SHISH-it mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë. Ata kanë apeluar pasi Gjykata e Tiranës vendosi edhe ndaj tyre masën e sigurisë me burg pa afat.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës mësohet të ketë marrë në shqyrtim padinë e ngritur ndaj kryeadministratorit të fajdeve Farudin Arapi. Ai u paditë për pengim të veprimeve për zbardhjen e të vërtetës ky vendim i anëtarëve të komisionit parlamentar hetimor për transparencën e fajdeve i kryesuar nga deputeti aleancistë Arben Imami, u morr pasi administratorët e firmave piramidale refuzuan që ekspertët të hapin dosjet.

Administratorët kërkuan që asnjë ekspert të mos hyjë në zyrat e tyre pa u pajisur më parë me një autorizim me firmën e kryetarit të komisionit hetimor Imami si dhe të sekretarit Bashkim Fino. Mësohet se Prokuroria e Tiranës është ende në fazën e shqyrtimit të padisë së deputetëve të këtij komisioni kundër zotit Arapi. Pas shqyrtimit akuza do të vendosë nëse do të nisë ose jo hetimet për këtë çështje./tvklan.al